Gjakovë, qytetari e gjen dhe e dorëzon në polici kuletën me lekë e euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar nga Gjakova, ka gjetur një kuletë me një shumë parash prej 6900 lekë (rreth 60 euro(, 135 euro dhe 10 sterlina britanike dhe e ka dorëzuar në Polici.

Sipas njoftimit, qytetari R. Zymberi e kishte gjetur kuletën në rrugën “Gjergj Sokoli”.

Ndërsa Policia ka bërë të ditur se ka rënë në kontakt me poseduesin e kuletës, i cili është shtetas i Shqipërisë. 

“Kuleta e gjetur dhe parat pritet t’i kthehet pronarit (mashkull, shtetas i Republikës së Shqipërisë) i cili është kontaktuar. Policia falënderon z. Zymberi për sjelljen e tij. Ky akt reflekton jo vetëm vlerat personale të tij, por edhe besimin ndaj Policisë së Kosovës’’ – thuhet në njoftimin e Policisë.