Ilustrim

Gjakovë: Policia i kërkonte gjithkah, dy të miturit u gjetën në shtëpi

Policia e Gjakovës, duke falënderuar qytetarët për bashkëpunim, njofton se sot në orët e para të mëngjesit janë gjetur dy të miturit, që ishin zhdukur para 7 muajsh.

Të miturit në këtë rast janë Besart Radosta i dyshuar për veprën penale “bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeç si dhe viktima Yllka Derri.

Policia thotë që pas urdhëresës së Gjykatës së Gjakovës dhe operacionit të kontrollit, që të dy janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit Besart Radosta.

Para dy ditësh, Policia kishte kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, për gjetjen e dy të miturve, e njëkohësisht kishte publikuar edhe fotot e tyre.

Misteri i zhdukjes së vajzës së mitur nga Gjakova

Vajza e familjes Derri dyshohej se që nga 14 qershori ishte arratisur me djalin e familjes Radosta.

Yllka Derri, një ditë më pas ishte paraqitur nga familjarët ë saj si person i zhdukur, nga data 15 qershor 2019.

Kallxo.com ka raportuar në për zhdukjen e vajzës.

Misteri i zhdukjes së vajzës së mitur nga Gjakova

“Me këtë rast Sektori Rajonal për Hetime po bashkërendon veprimet në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, Qendrën për Punë Sociale, mbrojtësin e viktimave me qëllim të zbardhjes së rastit dhe marrjes së masave tjera të nevojshme ligjore”- thuhej në njoftimin e sotëm.