Misteri i zhdukjes së vajzës së mitur nga Gjakova

Për nëntë javë policia dhe prokuroria e Gjakovës nuk kanë arritur të gjejnë vendndodhjen e një qifti të mitur nga Gjakova të cilët dyshohet se janë arratisur.

Vajza e familjes Derri dyshohet se është arratisur së bashku me djalin nga familja Radosta ndërsa që nga 14 qershori familjet nuk dinë për fatin e fëmijëve të tyre.

E mitura nga komuniteti Egjiptjan dyshohet se ka ikur nga vendi në shoqërinë e një djali po ashtu të mitur të komunitetit rom.

I ati i vajzës Naim Derri thotë se nuk është në dijeni nëse vajza e tij është e gjallë apo e vdekur.

“Qikën ma kanë vjedhë, ata e dijnë ku është qika që dy muaj” thotë Naim Derri.

Ai pretendon se nuk do i lejoj martesën me djalin i cili vie nga një familje tjetër.

Nëna e Vajzës i ka rrëfyer KALLXO.com se ditën e 14 qershorit vajza ishte nisur për në shkollë dhe nuk është kthyer më.

Familja pretendon se  në zhdukjen e vajzës kanë gisht familja Radosta.

I ati i të riut që besohet se është me vajzën Blerim Radostën, gjendet në arrest shtëpiak dhe i mohon deklarimet e Naim Derrit ndërsa beson se ata do të kthehen dhe do të jetojnë bashkë.

“Unë skam biseduar me djalin tim dhe nuk jam i kënaqur me veprimin e djalit tim por ata me vet dëshire janë marrë për bashkëjetesë, ata po duhen si Romeo me Zhulietën. Unë pres që ata të kthehen bashkë”- ka deklaruar Blerim Radosta.

Përveç kësaj kallxo.com ka kontaktuar edhe policinë dhe prokurorinë e Gjakovës.

Në Polici ud i komandantit ka thënë se rasti është nën hetime.  Ndërsa prokurori i këtij rasti, Ramiz Buzhala tha se rasti po cilësohet si bashkësi jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç dhe se ka bërë kërkesë për urdhër arrest ndërkombëtarë.

“Unë si prokuror i rastit, me qëllim normal të procedurës penale në gjykatë, kam bërë kërkesë për lëshimin e urdhër arrestit ndaj të pandehurit të mitur B.R dhe me urdhër të gjykatës urdhëresën do ta kryej Policia e Kosovës”- ka deklaruar prokurori Ramiz Buzhala.