Gjakovë, dy gra viktima të dhunës së bashkëshortëve të tyre

Dy raste të dhunës fizike ndaj gruas janë shënuar në Gjakovë.

Njëri rast ka ndodhur dje në ora 12:00, ndërsa rasti tjetër ka ndodhur më 21 tetor, por dje është raportuar për rastin.

Në rastin e parë, Policia thotë se dyshohet se burri e ka sulmuar fizikisht gruan e tij dhe ajo ka marrë tretman mjekësor.

Policia ka shtuar se i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Kurse për rastin e datës 21 tetor, Policia ka shtuar se është arrestuar i dyshuari, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, derisa nuk raportohet për të lënduar.

Policia shton se me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.