Ilustrim

Gjakovë, 63 vjeçari vdes në shtëpi pasi ishte kthyer nga Spitali

Një burrë nga Gjakova, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij dhe rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

Kallxom.com merr vesh se personi i vdekur është 63 vjeçari me inicialet P. G.

Komandanti i Stacionit të Policisë së Gjakovës Kristë Gjokaj ka konformuar për KALLXO.com se rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

“Viktima në shtëpinë e tij kishte ndërruar jetë, ndonëse paraprakisht nga familjarët ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal “Isa Grezda”, në Gjakovë, ku edhe ishte konstatuar vdekja e tij. Viktima së pari kishte dalë nga shtëpia, pastaj kishte shkuar në spital ku edhe kishte marrë një injeksion, prej spitalit me pas kishte ndaluar në një kafene e pastaj ishte kthyer në shtëpi. Me të arritur në shtëpi, i njëjti kishte hyrë në banjo dhe kishte rënë pa shenja jete”, ka thenë Gjokaj për KALLXO.com.

Gjokaj ka thënë se trupi i viktimës gjendet në obduksion.

Kallxo.com sot raportoi për këtë vdekje.

Vdekje e dyshimtë në Gjakovë

.