Gezhoja- Foto Ilustrim

Gëzhoja të plumbave në një rrugë në Fushë-Kosovë - FOTO

Festa e ndërrimit të motmoteve edhe këtë vit nuk ka kaluar pa përdorim të armëve në Kosovë.

Një qytetar ka dërguar në KALLXO.com, fotografi të gëzhojave të plumbave në rrugën “Shefki Kuleta” në qytetin e Fushë-Kosovës.

Në fotografi shihen dy gëzhoja të plumbit të cilat janë shumë afër banesave në të cilat banojnë qytetarët.

Gëzhojat e plumbave në Fushë-Kosovë
Gëzhojat e plumbave në Fushë-Kosovë
Gëzhojat e plumbave në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës për disa ditë me radhë ka bërë thirrje që për natën e ndërrimit të motmoteve të mos përdoren armë.

Nga festimet e natës së mbrëmshme sipas Policisë së Kosovës nuk ka pasur asnjë rast tragjik, përveç disa incidente me lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e përdorimit pakujdesshëm i mjeteve piroteknike dhe armëve të zjarrit.

Policia: Ndërrimi i moteve kaloi kryesisht i qetë dhe pa incidente madhore