Gazmend Muhaxheri mori pjesë në fillimin e punimeve të hotelit pa leje në Shkrel të Rugovës

Gazmend Muhaxheri arsyeton pjesëmarrjen në përurimin e hotelit të ndërtuar pa leje

Në emisionin “Jeta në Komunë” u shfaqen fotografi ku kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, në zonën e mbrojtur të Shkrelit ka inauguruar punimet për hotelin disakatësh të ndërtuar pa leje.

Pronari i hotelit, Mahir Shala, është dënuar nga Gjykata me 6 muaj burg, që u shndërrua në gjobë 2 mijë e 500 euro për ndërtim pa leje, por hoteli pa leje nuk u rrënua asnjëherë.

Muhaxheri tha se është keq që pronari është dënuar, madje ai i përgëzoi për vullnetin për këtë investim në komunën e Pejës.

“Kur jam thirrë në promovim këta më kanë thënë se e kanë marrë leje në ministri sepse hoteli i ndërtuar me herët ka pasur leje, këta e kanë rrënuar dhe kanë filluar me ndërtim të ri. Është keq që është dënuar sepse është përgjegjësi e ministrisë me bo zonimin”, tha kryetari i Pejës.

 

“Ky nuk e ndot ambientin, sepse e bën gropën septike” shtoi Muhaxheri.

KALLXO.com ka raportuar për këtë proces gjyqësor.

OJQ-të: Vendimi për mosrrënimin e hotelit në Bjeshkët e Nemuna, precedent i rrezikshëm