Gazetarja e KALLXO.com, Adelina Ahmeti shpërblehet me çmim vjetor në mbrojtje të fëmijëve

Gazetarja hulumtuese e KALLXO.com, Adelina Ahmeti është shpërblyer me çmim vjetor 2023  në mbrojtjen e fëmijëve të ndarë nga Koalicioni i Organizatave joqeveritare për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, KOMF.

Gazetarja Ahmeti fitoi çmimin pas hulumtimit të saj në rastin e sulmit seksual ndaj një të miture në Podujevë.

Ahmeti tha se ndjehet e lumtur që arriti të ndikojë në ballafaqimin e personave që kryen veprën në këtë rast.

“Vështirë me iu gëzu nje çmimi që ka pasë në trajtim një temë shumë të randë e prekëse, tenti- dhunimin e një të miture dhe atë ku, në objektin ku ajo mësonte pra në shkollë, por në tjetrën anë, gëzohem që me shkrimet që i kam bë për këtë çështje një fëmijë ka arritë me kuptu që dikujt mundet me i besu dhe bashkë me ia dalë me e mbrojtë të drejtën, lirinë, e ata që kryejnë vepra penale me u ballafaqu me drejtësinë” – tha ajo.

Rasti tregon se sj E.S., ishte konsideruar si dëshmitar në një rast të sulmit seksual të një 15-vjeçareje në një shkollë në Podujevë.

Ai sot ballafaqohet me aktakuzë për rastin e njëjtë të sulmit seksual ndaj një të miture në një shkollë në Podujevë.

Kjo vetëm pak muaj pas raportimit të KALLXO.com, në të cilin shkrim kishte vënë në pah lëshimet që ishin bërë nga organet e drejtësisë, në rastin e të miturës brenda objekteve të një shkolle në Podujevë.

Raportimet për rastin mund t’i gjeni duke klikuar KËTU.