Gazetarja Ahmeti nga Leposaviqi: Rreth 100 protestues janë aktualisht afër objektit të Komunës

Gazetarja e KALLXO.com, Adelinë Ahmeti në emisionin #KallxoPërnime sjellë zhvillimet më të reja që po ndodhin në komunën e Leposaviqit.

Ahmeti tregon se në afërsi të objektit të Komunës, aktualisht gjenden rreth 100 protestues teksa shton se ekipet policore po vazhdojnë të kryejnë detyrat e tyre.

“Aktualisht janë rreth 100 protestues që gjenden në afërsi të komunës së Leposaviqit. Tashmë ekipet policore po vazhdojnë detyrat e tyre në lidhje me angazhimet e tyre, pra janë duke shkuar drejt komunës së Leposaviqit. Paraprakisht biseduam me ta dhe nuk përmedën faktin se do të ketë ndërrim”- njofton Ahmeti.

“Ju kujtoj se janë disa ekipe që gjatë gjithë ditës kanë qëndruar brenda objektit të komunës së Leposaviqit për shkak se është e rrethuar me tela me gjemba por edhe me pengesa të hekurit nga ana e KFOR-it të cilët pas menatës kanë vendosur telat për të siguruar perimetrin e komunës së Leposaviqit për shkak të informacioneve se mëngjesin e sotëm do të ketë protesta”- shton ajo.

“Aktualisht Policia më herët shkoi në komunën e Leposaviqit. Ne po dëgjojmë vazhdimisht brohoritje të protestesve që janë duke qëndruar atje, janë diku 100 protestues. Ekipi policor shkoi për të bërë ndërrimin e ekipeve të tjera. Ne nuk mundemi me u afru për shkak të sigurisë sonë, por që do ju sjellim informata të skata se çka po ndodhë atje”- është shprehur Ahmeti.

Më tej, gazetarja ka rrëfyer se si u dëmtua dhe u shënua e simbole nacionale serbe, vetura e redaksisë së KALLXO.com.

“Veturën e redaksisë e kemi lënë përballë komunës së Leposaviqit, për shkak se nuk ka pasur vend tjetër dhe rrugët kanë qenë të bllokuara. Disa herë kemi shkuar në veturë por nuk kemi pasur ndonjë dyshim apo mbishkrim. Rreth orës 12:20 kolegu kameraman, Afrim Ejupi ka shkuar që ta tërheqë veturën nga aty që me i siguru mjetet e punës, mirëpo sapo ka hyrë në veturë një protestues i ka kërsitë në xham dhe e ka paralajmëru për gomat e shpërthyera në gjuhën serbe”- ka shpeguar Ahmeti.

Ajo tregoi se rastin tashmë e kanë lajmëruar edhe në Polici dhe prokurorja e rastit ka njoftuar se është hapur hetim për dy raste sepse siç tha Ahmeti, rast i ngjashëm i ka ndodhur edhe redaksisë së televizionit RTV Dukagjini.

“E kemi pa që përveç gomave të dëmtuara, kemi pasë edhe simbole nacionaliste serbe që janë shënuar në pjesën e djathtë të veturës dhe janë mbuluar simbolet e Kosovës me bojë të kuqe. Rastin e kemi lajmëruar në Polici dhe është hapë rast dhe prokurorja e rastit sepse na është thënë zyrtarisht që rasti është hapur për dy raste të veprave penale sepse rast i ngjashëm ka ndodhur edhe ndaj ekipit të dukagjinit”- theksoi gazetarja.