Gaza: Banorët falin namazin e Bajramit pranë xhamisë së shkatërruar (VIDEO)

Dhjetra besimtarë në Gaza janë mbledhur për të falur namazin për Fitër Bajramin, pranë rrënojave të xhamisë al-Farouk në Rafah.

Xhamia u shkatërrua në shkurt, gjatë një ofensive izraelite.

Më shumë se një milion palestinezë janë strehuar në qytetin jugor pasi u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ka caktuar datë për një ofensivë ushtarake në Rafah, pavarësisht paralajmërimeve në rritje se kjo mund të çojë në viktima të shumta civile.

Presidenti Amerikan Joe Biden është shprehur te Netanyahu po bën gabim në mënyrën si po menaxhon luftën ne Gaza.

Derisa, thirrjet për armëpushim në Gaza janë në rritje si shkak i viktimave civile, shkatërrimit e urisë. BBC