Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gashi: Vendimi i Kushtetueses jo i duhur, do të krijojë probleme

Ish-shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi, në intervistën përballë Jeta Xharrës ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rezultoi me rrëzimin e Qeverisë Hoti dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, vendimi i Kushtetuese është kompleks dhe jo i duhur.

“Gjykata Kushtetuese është shumë komplekse dhe problematike. Është vendim jo i duhur dhe besoj se ka me kriju probleme në të ardhmen. Deputeti në fjalë i ka pasë 4 filtra të verifikimin institucional, të cilat e kanë lejuar të kalojnë. Është certifikuar si kandidat për deputet, është certifikuar si deputet nga KQZ. Pra, dy certifikime nga KQZ. Është certifikuar nga komisioni verifikues i Kuvendit të dhe ka dhanë betimin në Kuvend”, u shpreh Gashi në “Kallxo Pernime”.