Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Gashi për Kurtin: Një kryeministër i tillë nuk i duhet Kosovës

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit ka dështuar në mungesë të kuorumit.

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha se janë dakorduar që në mbledhjen e radhës të kryesisë të propozohet raportimi i kryeministrit Albin Kurti para deputetëve.

“Sot e patëm një mbledhje të dështuar si mungesë e kuorumit. Ramë dakord që mbledhja e radhës të jetë për raportim të kryeministrit. Nëse nuk tregohen bashkëpunues ne do procedojmë me 40 nënshkrime”- tha Gashi.

Gashi e quajti tekanjoze sjelljen e Kurtit ndaj zyrtarëve ndërkombëtar duke theksuar se një kryeministër i tillë nuk i duhet Kosovës.

“Kryeministrit i Kosovës ka një sjelljes tekanjoze sidomos ndaj zyrtarëve ndërkombëtar. Një kryeministër i tillë nuk i duhet Kosovës. Sot më shumë se kurrë na duhet uniteti i brendshëm….”- deklaroi Gashi.

Gashi i quajti jashtëzakonisht të dëmshme sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

“Si parti politike i dënojmë veprimet e dhunshme huligane në veri të Kosovës dhe përkrahim në mënyrë të pa rezervë faktorin që merret me sigurimin e rendit e ligjit dhe gazetarët që raportojnë nga terreni. Sanksionet janë të jashtëzakonishtë të dëmshme për Kosovën. Si duket nga ajo që ne dhe ju kemi informacion, raportet me kryeministrin e Kosovës janë të lënduara. Si duket nuk kanë besim reciprok apo mosbesim. Kosova duhet të shoh interesin shtetëror dhe të ruajnë raportet me SHBA-në dhe në këtë rast institucionet e kanë këtë përgjegjësi”- tha ai.

Zhvillimet në veri – Dita e tretë e protestave