Gashi: KFOR-i në Zveçan u sulmua më shok-bomba nga personat e maskuar

Kreshnik Gashi, redaktor në KALLXO.com ka thënë se situata në Zveçan ka eskaluar pas një konfrontimi në mes të protestuesve dhe KFOR-it rreth orës 16:00.

Sipas Gashit, protestuesit serb të maskuar në drejtim të KFOR kanë hedhur edhe shok-bomba.

“Përpos hedhjes së gurëve në drejtim të ushtarëve të KFOR-it janë hedhur shok-bomba, shok-bomba shkakton frikë të madhe në drejtim të tyre… Në vazhdimësi hedhen gurë në drejtim të ushtarëve të KFOR-it që ndodheshin aty. KFOR-i nuk ka gjuajtur me armë”- tha ai.

Sipas tij situata është tensionuar pikërisht nga personat e maskuar të cilët nuk kanë kursyer asnjë mjet për ta hedhur në drejtim të forcave të KFOR-it.

“Një pjesë e madhe e tyre janë të maskuar, tensionimi i situatës është bërë kur në protestë kanë hyrë persona të maskuar, është parë që personat kanë qenë të zhvilluar, ka raste kur ata heqin maskat, gjuajnë me gur e ofendojnë”- tha ai.

Sonte në Kallxo Pernime është duke u transmetuar emisioni për atë se çfarë ka ndodhur sot në veriun e Kosovës.

Raportimet e KALLXO.com mbi veriun mund ti ndiqni në këtë link.