Gani Koci thotë se nuk është shoqëruar nga Policia për ‘incidentin në Polac’

Ish deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Gani Koci përmes një përgjigje të shkurtë për KALLXO.com e ka përgënjeshtruar se ka qenë i përfshirë në ndonjë incident sot gjatë ditës në fshatin Polac.

Ekipi i kandidatit për kryetar të Skenderajt, Bekim Jashari para disa minutave kanë lëshuar një komunikatë për media duke thënë se Gani Koci ka provokuar një incident me një person në vendvotimin e fshatit Polac dhe se atë e kanë shoqëruar në Polici.

“Ajo është rren e kulluar, absolut nuk ka kurrgjë të vërtetë aty. Kanë qenë edhe forcat e rendit afwr vendovtimit, prandaj është një rren e kollume. Nuk më ka shoqëruar kurrkush për në stacion, jam tu pi kafe midis Skenderaj”, tha Gani Koci për KALLXO.com

Se pse ka qëndruar në Polac në atë moment, Koci tha se ka e dërguar dikë për të votuar.

“Nuk kam pas me votu këtu, vetëm kam pas me dërgu dikë për me votu”, tha ai.

KALLXO.com ka provuar të marrë një deklaratë edhe nga personi i cili e ka ftuar Policinë e që supozon se është i përfshirë në incident, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë.

Patrolla të Policisë së Kosovën kanë shkuar në vendvotimin ku supozohet të ketë ndodhur incidenti.

KALLXO.com është duke pritur përgjigje nga Policia e Kosovës në lidhje me rastin.