Fushë Kosovë- Vdekje në rrethana të dyshimta, Policia nis hetimet

Policia ka njoftuar se është duke hetuar një rast të një vdekje në Fushë Kosovë.

Sipas Policisë, më 12.05.2026, rreth orës është raportuar se një person është gjetur pa shenja jete.

“Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës”- ka njoftuar Policia.

Me vendim të prokurorit, sipas Policisë,  trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.