Foto: Ilustrim

Fushë Kosovë - Ia mori veturën dhe nuk ia ktheu më

Një person është arrestuar për keqpërdorim të besimit  në Bresje të Fushë Kosovës ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Është arrestuar i dyshuari i cili viktimës ia kishte marrë në shfrytëzim veturën  me targa vendore për dy ditë dhe më nuk ia kishte kthyer”, thuhet në raportin 24 orësh të forcaver të renedit.

Sipas njofitmit, vetura është gjetur dhe konfiskuar, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti vazhdon të hetohet.