Ilustrim

Fushë Kosovë - Djali ushtron dhunë ndaj babait të tij

Policia e Kosovës njofton se në Fushë Kosovë një prind ka raportuar se djali ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

Sipas policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00, ndërsa viktima si pasojë e dhunës ka marrë lëndime të lehta trupore.

Tutje policia sqaron se viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Kurse në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.