Fushë Kosovë, arrestohet një person nën dyshimin se ushtronte dhunë psiqike ndaj nënës

Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë rreth orës 16:30, pasi i njëjti ka ushtruar në vazhdimësi dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është mbajtur për 6 orë në stacion policor, ndërsa pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.