Fushë Kosovë, arrestohet i dyshuari se sulmoi policin

Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë, pasi që i njëjti kishtë sulmuar një zyrtar policor.

Sipas njoftimit, personi në fjalë ka qenë nën ndikim të alkoolit.

Policia nuk ka raportuar për ndonjë të lënduar, ndërsa i dyshuari me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje.