Fushë Kosovë, arrestohen dy persona pasi vodhën një frigorifer

Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi të njëjtit dyshohet se kanë vjedhur një frigorifer në një market.

Sipas njoftimit të Policisë, frigoriferi i vjedhur ka qenë i pijeve i cili tashmë është konfiskuar.

Ndërsa me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 21:00