Franca do të sigurojë më shumë tanke dhe automjete të blinduara për Ukrainën

Franca do të sigurojë dhjetëra tanke tjera të lehta dhe automjete të blinduara për ushtrinë e Ukrainës, së bashku me stërvitjen për ushtarët që i përdorin ato. Ky lajm u bë i ditur pas bisedimeve midis presidentëve ukrainas dhe francezë Volodymyr Zelenskiy dhe Emmanuel Macron në Paris të cilët kërkuan gjithashtu sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të ushtimit të saj ushtaral në Ukrainë. Deklarata e përbashkët e liderëve thotë gjithashtu se Parisi do t’i fokusojë përpjekjet e tij “në mbështetjen e kapaciteteve të mbrojtjes ajrore të Ukrainës”.

Komentet e dy liderëve erdhën pasi Zelenskiy e vizitoi Francën të dielën vonë gjatë një turneu në Evropë dhe pati një darkë pune me Macron në Pallatin Elysée.  

Zelenskiy e ka falendëruar Gjermaninë për mbështetjen e saj dhe atë që ai e quajti paketën më të madhe të ndihmës ushtarake që nga fillimi i pushtimit rus, ndërkohë që  u takua me presidentin Frank-Walter Steinmeier dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në Berlin të dielën. Kjo vizitë e Zelensky në Gjermani erdhi pasi qeveria gjermane njoftoi një paketë të re ushtarake me vlerë 2.7 miliardë eurosh ndërkohë që forcat ukrainase po përgatiten për një kundërofensivë për ta rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia.

Gjatë vizitës së Zelenskiy në Gjermani, atij iu dha çmimi prestigjioz Charlemagne në emër të popullit ukrainas për nder të shërbimeve të tij në Evropë. Presidenti ukrainas mori çmimin, i cili i nderon shërbimet për bashkimin evropian, në qytetin perëndimor të Aachen me Olaf Scholz pas bisedimeve të tyre në Berlin.

Ministria ruse e mbrojtjes ka thënë se dy nga komandantët e saj ushtarakë u vranë në Ukrainën lindore, ndërkohë që forcat e Kievit i kanë ripërtërirë përpjekjet për ta thyer mbrojtjen ruse në qytetin e sulmuar Bakhmut.  

Rusia “tashmë e ka humbur gjeopolitikisht” luftën e saj në Ukrainë dhe po transformohet në një shtet vasal të Kinës, ka deklaruar Emmanuel Macron. “De fakto, ajo ka hyrë në një formë nënshtrimi në lidhje me Kinën dhe ka humbur qasjen e saj në Baltik, gjë që e ka nxitur vendimin e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n”, ka thënë presidenti francez në një intervistë me Gazetën Opinion botuar të dielën.

Forcat ruse janë zvogëluar shumë që nga fillimi i luftës, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, me trupa që përbëhen nga rezervistë të mobilizuar kryesisht të trajnuar dobët dhe gjithnjë e më shumë të varur nga pajisjet e vjetruara./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala