Fotogaleri - Në kujtim të atyre që s’janë

Në fotografi duket i ri, aq sa e ka edhe moshën, Halim Beqiri 14-vjeçar. Krah germave të tij, qëndrojnë edhe 44 emra tjerë të shqiptarëve civilë që u vranë nga forcat serbe në Reçak të Shtimes.

E i fundi, jo për nga renditja, por për nga mosha, rri portreti i Avdyl Sejdiut që u vra një vit pa mbushur një shekull jetë.

Mes 14 dhe 99, në këtë mur që më së shumti vizitohet në janarin e acartë, gjenden të gdhendur emra të nënave e baballarëve që mbetën pa fëmijë, vajza e djem që mbetën pa prindër e pa motër e vëlla, bija e bij mbetën pa nënë e baba, e gra e burra që mbetën pa njëri-tjetrin.

Fëmijë, gra, burra, pleq e plaka nuk u kursyen në masakrën e 15 janarit 1999, akt terrori që njëherë e mirë ja hapi sytë e veshët bashkësisë ndërkombëtare që të qesin hapin për të ndalë spastrimin etnik në Kosovë.

Për këta emra që të gjithë kanë të njëjtën datë e vit vdekje, njësoj edhe etnie e vendbanimi, ekziston nga një varr në Kompleksin Memorial të Masakrës së Reçakut, aty ku familjarët gjejnë prehjen e vetme.

Për secilin emër të përveçëm që tash gati tre dekada, tash e 25 vite kërkohet drejtësi e vazhdueshme.