Foto: Shembet fasada e një ndërtese në rrugën "Garibaldi" në Prishtinë

Një pjesë e fasadës së një ndërtese është shembur para pak minutave në rrugën “Galibardi”, në Prishtinë.

Një qytetar ka dërguar fotografi në redaksinë e KALLXO.com, ku shihet se në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet e zjarrfikësve.

Në bazë të fotografive, pjesa ku është shembur fasada shihet se është rrugë në të cilën kalojnë këmbësorët.

Në fotografi shihet se njësiti i zjarrfikësve ka rrethuar me shirit një pjesë të rrugës duke ndaluar qarkullimmin e këmbësorëve, ndërsa nuk dihet ende nëse ndonjë person ka pësuar lëndime si pasojë e shembjes së fasadës.