(FOTO) Mes rrezikut nga coronavirusi, qytetarët në Gjakovë bëjnë piknik në Shkugëz

Ndonëse të gjitha institucionet janë mbyllur dhe po u kërkohet vazhdimisht që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi për shkak të situatës së krijuar nga coronavirusi, qytetarët e Gjakovës kanë shfrytëzuar motin me diell që të mblidhen në fshatin Shkugëz.

Qytetarët janë mbledhur e po bëjnë piknik në parkun nacional “Shkugëza”në dalje të Gjakovës.

Fotografitë e siguruar nga KALLXO.comtregojnë pamjet e njerëzve të cilët kanë dalur e janë grumbulluar në natyrë për të ecur dhe për të bërë piknik, pavarësisht thirrjeve për të qëndruar në shtëpi

Deri më tani në Kosovë janë identifikuar 16 persona të prekur me virusin COVID-19. Qytetet si Vitia, Malisheva, Podujeva dhe Klina janë në karantinë pasi në këto qytete u identifikuan disa të prekur me virus.
Ndërkaq, tre persona të prekur me coronavirus janë identifikuar në Aeroportin e Prishtinës pasi erdhën nga Londra.
Qeveria e Kosovës ditë më parë ka shpallur gjendjen emergjente pas situatës me rrezikun e shpërndarjes së këtij virusi.
Momentalisht në botë numërohen mbi 180 mijë të infektuar me këtë virus, dhe mbi 7 mijë kanë vdekur.
Vendet më të prekura në botë nga virusi janë Kina dhe Italia.