Forenzika arrin në vendin ku po dyshohet për mjet shpërthyes

Njësitë e Forenzikës së Policisë së Kosovës kanë arritur në vendin e ngjarjes në Stacionin e Autobusëve, ku është duke u dyshuar për një mjet shpërthyes.

Më herët, në vend të ngjarjes ka dal edhe Prokuroria e Shtetit, Zjarrfikësit e ambulanca.

Një dyshim se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është identifikuar një mjet shpërthyes ka bërë që policia të fillojë evakuimin e qytetarëve brenda këtij perimetri.

KALLXO.com nga burime brenda Policisë mëson se këta të fundit kanë pranuar një telefonatë e cila ende nuk është identifikuar nga kush.

VIDEO – Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

.