VIDEO - Dyshime për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Një dyshim se në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë është identifikuar një mjet shpërthyes ka bërë që policia të fillojë evakuimin e qytetarëve brenda këtij perimetri.

KALLXO.com nga burime brenda Policisë mëson se këta të fundit kanë pranuar një telefonatë e cila ende nuk është identifikuar nga kush.

KALLXO.com tutje ka tentuar që të konfirmoj këtë informacion por policia ende nuk ka treguar se cila është gjendja në stacion deri sa informacionet janë se qytetarët dhe disa mjete kanë filluar që të largohen nga ai lokacion.

Në vend te ngjarjes përveç policisë, janë edhe zjarrfikësit dhe ambulanca.