Foto: Ambasada e SHBA-së në Kosovë/Facebook

Forcat Operacionale Speciale të SHBA-së trajnojnë ushtarët e FSK-së

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjatë gjithë muajit tetor janë trajnuar nga një ekip nga Forcat Operacionale Speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ky ekip, sipas një njoftimi të bërë nga Ambasada e SHBA-së, i udhëzoi pjesëtarët e FSK-së për taktikat, teknikat dhe procedurat bazë të këmbësorisë.

Duke kujtuar se FSK është një partner i SHBA-së, Ambasada tha se Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur planin 10-vjeçar të tranzicionit të Forcës së Kosovës për t’u bërë një forcë mbrojtëse territoriale profesionale, multietnike, e ndërveprueshme me NATO-n, që i nënshtrohet mbikëqyrjes civile.