
Foto - Afrim Ejupi / Kallxo.com
Forcat e rendit ndalojnë dy serbë në Leposaviq, kaluan ilegalisht kufirin
23.9.2023 - 10:13
Dy persona janë ndaluar në fshatin Koshuticë të Leposaviqit pasi dyshohet se kaluan ilegalisht kufirin.
Sipas forcave të rendit, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.
“Njësitë policore kanë ndaluar një veturë me targa të huaja me drejtues të dyshuarin mashkull serb, në veturë ka qenë edhe një pasagjer, i dyshuari i dytë mashkull serb” – thuhet në njoftim.
“Dyshohet se vetura është futur në territorin e Republikës së Kosovës duke iu shmangur pikë të kalimeve të rregullta kufitare. Është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që ndaj të dyshuarve të iniciohet rasti ‘kalim i paautorizuar i kufirit’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt” – thuhet në fund të njoftimit.