Qentë endacakë (Ilustrim)

Fondacioni për kafshët dorëzon në institucione strategjinë për trajtimin e qenve endacakë

Dy ditë më parë Fondacioni për kafshët ka dorëzuar në Zyrën e Kryeministrit dhe disa institucione të tjera propozimin për strategji kombëtarë për menaxhimin e qenve endacakë.

Sipas këtij Fondacioni, kjo strategji është rezultat i një hulumtimi dhe monitorimi të punës së institucioneve lokale e qendrore në lidhje me trajtimin e qenve endacakë.

“Gjatë takimit të 26 prillit 2021 me zv. Kryeministrin e Kosovës, z. Besnik Bislimi, nga i cili kemi kërkuar qysh atëherë që të caktohet një ‘task-forcë’ (e përbërë kryesisht nga MBPZHR dhe AUV) si bartës të punëve që kanë të bëjnë me menaxhimin dhe kontrollin e popullsisë së qenve endacak në vend”, thuhet në njoftimin e Fondacionit.

Strategjia sipas Fo

ndacionit për Kafshët është hartuar duke u bazuar në praktikat më të mira të vendeve të BE-së, si dhe në propozimet për masa humane dhe të qëndrueshme të organizatave botërore si ICAM, World Animal Protection, Eurogroup for Animals, LAV, ËHO, OIE etj.

Në po të njëjtën strategji, sipas fondacionit është e përfshirë edhe analiza ligjore e përgjegjësive dhe autorizimeve të institucioneve relevante lidhur me kontrollin dhe menaxhimin e popullsisë së qenve, e cila qartëson kompetencat dhe përgjegjësitë e nivelit qendror dhe lokal në lidhje me këtë situatë.

Fondacioni për Kafshët ka listuar edhe disa masa të cilat kanë propozuar që të merren parasysh në lidhje me trajtimin e qenve endacak.

“Identifikimi dhe regjistrimi i qenve si kafshë shoqëruese në tërë Republikën e Kosovës, Edukimi në shkolla dhe vetdijësimi i shoqërisë, Kontrolli i rreptë i mbarështimit dhe shitjes së qenve, Subvencionimi i kastrimit dhe sterilizimit të qenve me pronar, Kontrolli i vazhdueshëm i riprodhimit të qenve në rrugë përmes metodës KSVL, Qendrat për Trajtim të Përkohshëm (QTP) dhe qendrat e shpëtimit, Prezantimi i ‘kujdestarëve të lagjes për kafshët endacake’, Kontrolli i qasjes në resurse”, janë masat e propozuara nga Fondacioni i Kafshëve.

Tutje në njoftim thuhet se përmes këtyre masave dhe masave të tjera si implementimi dhe përmirësimi i legjislacionit për mbrojtje të kafshëve, do të arrihet të reduktohet numri i qenve endacak deri në minimum, me kusht që të ketë angazhim dhe koordinim ndër-institucional për të shtyrë përpara proceset e masave të propozuara në strategji.

“Përveç se kemi kërkuar takim nga Zyra e Kryeministrit për ta prezantuar strategjinë, organizata jonë u bën po ashtu thirrje publike institucioneve përgjegjëse ta rishikojnë dhe aprovojnë propozimin për strategji kombëtare,dhe të angazhohen seriozisht për zbatimin e masave të propozuara”, thuhet në njoftim.

Fondacioni i Kafshëve ka thënë se vetëm qasja strategjike mund të rezultojë në një menaxhim human dhe efektiv të popullsisë së qenve, e kurrsesi projektet gjysmake, të cilat nuk gjejnë as zbatim e as monitorim të mirëfilltë.