Ilustrim

Përparim Rama premton largimin e të gjithë qenve endacakë nga rrugët

Institucionet e kryeqytetit kanë filluar mbrëmë largimin e qenve endacakë nga rrugët.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, njoftoi se të gjithë qentë janë dërguar në strehimore të licencuar dhe në objekte të operatorëve ekonomikë, ku po trajtohen në mënyrë humane.

“Largimi i qenve endacakë do të vazhdojë çdo ditë, derisa t’i heqim të gjithë” – tha Rama në një video-mesazh drejtuar qytetarëve.

Të gjithë qentë në strehimore mund të adaptohen nga qytetarët.

Paralelisht, Komuna e Prishtinës do të ndajë nga 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qen endacak.

Ndarja e kësaj shume, sipas Ramës është e domosdoshme për të ofruar siguri për qytetarët, për të strehuar qentë në mënyrë humane dhe për të mbuluar shpenzimet e ushqimit e kushteve higjienike.

Drejtori për siguri dhe emergjenca, Lulzim Fushtica, sot tha se qytetarët mund t’i marrin deri në 5 qen.