AUV me pak inspektorë veterinerë
Përderisa Komuna e Prishtinës e ka në plan implementimin e projektit për subvencionim të qytetarëve që adoptojnë qenë, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nuk ka inspektorë veterinerë mjaftueshëm.
Lamir Thaqi nga kjo agjenci në emisionin “Kallxo Përnime”, ka thënë se komunat po vazhdojnë të bëjnë gabime.
“Që nuk kemi inspektorë ky nuk është problem i sotit, nuk është problem as i para 5 vjetëve por është minimumi që 12 vjet ne në vazhdimsi kërkojmë që të rritet numri i inspektorëve”, ka thënë Thaqi.
Ai ka shtuar se suksesi i çdo projekti është mbikëqyrja.
“Nëse deshirojnë që përsëri mbikëqyrjen t’ia lënë agjencisë që nuk ka kapacitete ta bëjë atëherë, përsëri faji do të na mbetet neve”, tha tutje ai.
Ndryshe Komuna e Prishtinës është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenëve endacak, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen i tillë, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterinari i Kryeqytetit në qendrën për trajtimin e tyre e cila gjendet në Hajvali të Prishtinës dhe do të hapet së shpejti.
Komuna e Prishtinës do ndajë 50 euro në muaj për qytetarët që adoptojnë qentë endacakë