Fjolla Morina ndalohet nga Policia për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar

Këngëtarja Fjolla Morina gjatë ditës së sotme është ndaluar nga Policia e Kosovës.

Nga Policia për KALLXO.com bëjnë të ditur se Fjolla Morina është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar.

Sipas Policisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është liruar përsëri.

“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë”, thuhet nga Policia.

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar edhe vitin e kaluar pasi e ka pasur një urdhër-arrest aktiv ndërkombëtar.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Kukës ka bërë kërkesë për shpalljen në kërkim ndërkombëtar për këngëtaren nga Kosova, Fjolla Morina, e dënuar me 25 mars 2021 nga Gjykata e Shkallës së Parë në Kukës me 6 vjet burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.

Prokuroria e Kukësit shpall në kërkim ndërkombëtar Fjolla Morinën