Objekti i Ministrisë së Arsimit

Fillon 'Java Shkencës 2018'

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë (MASHT), sot organizon konferencën kombëtare vjetore të shkencës “Java e Shkencës 2018”.

Fjalën e  hapjes do ta mbajë Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ndërsa me një fjalë rasti të pranishmit do t’i përshëndesë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Në këtë konferencë do të marrë pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Gjatë kësaj konference do të pasqyrohen të arriturat e Kosovës dhe të rajonit në fushën e shkencës për periudhën njëvjeçare, ndërsa qëllimi i organizmit të saj është shkëmbimi i përvojave të Kosovës me vendet e rajonit në fushën e hulumtimit shkencor, inovacionit dhe zhvillimit social e ekonomik.

Konferenca do të mbahet në orën 10:00.