Ilustrim

Ferizajasit ia lënë plumbin mbi veturë

Një person është kanosur dje në Ferizaj.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur, i kishin vendosur një fishek mbi veturën e tij. Fisheku është konfiskuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.