Arme dhe drogë të konfiskuar nga Policia. Foto: PK.
Ferizaj, Policia gjen armë dhe 14 qese me marihuanë në një shtëpi të braktisur
26.9.2025 - 22:57
Policia ka njoftuar të premten, më 26.09.2025, rreth orës 15:30, në një shtëpi të braktisur në rrugën “Behxhet Sojeva” në Ferizaj ka gjetur armë dhe substancë narkotike.
Gjatë kontrollit në këtë shtëpi, sipas Policisë, janë sekuestruar: një pistoletë, një thikë dhe 14 qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
“Në vendngjarje kanë dalë njësia e krimteknikës dhe ajo e narkotikëve, të cilat kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit”- thuhet në njoftim.