Ferizaj, arrestohet i dyshuari që, i dehur, demoloi shtëpinë dhe shkaktoi dhunë në familje

Policia e Ferizajt ka njoftuar se sot në ora 00:30 kanë marrë një informacion se në rrugën “Isa Boletini” në Ferizaj është një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë Policia e Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet F.A. i moshës 49-vjeçar, i cili pas një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij F.Xh., e moshës 44-vjeçare dhe në gjendje të dehur shkakton dhunë në familje, demolon shtëpinë dhe e nxjerr jashtë shtëpisë atë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacion dhe me vendim të prokurorit kujdestar e ka  dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti po trajtohet si dhunë në familje.