Ilustrim

Ferizaj, 26 vjeçari arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 26 vjeçar nga qyteti i Ferizajt nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 22 vjeçare.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur dje rreth orës 17:00, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Policia ka treguar se me të pranuar informatën ka marr veprimet e nevojshme duke e arrestuar personin e dyshuar.

Tutje është treguar se viktimës si pasojë e dhunës i janë shkaktuar lëndime trupore, e cila më pas është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për tretman mjekësor.

Gjithmonë duke iu referuar njoftimit të policisë, pas intervistimit të të dyshuarit nga njësia e hetimeve të stacionit policor në Ferizaj, me vendim të prokurorit të Prokurorisë në Ferizaj, ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.