Eurodeputetja i reagon Grenellit: S'ka nevojë të rrëzohet Qeveria e Kosovës në kohë pandemie

Raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën, Viola von Cramon, përmes një shkrimi në ‘Twitter’ i ka reaguar ambasadorit amerikan Richard Grenell, i cili tha se pasi të hiqen tarifa dhe reciprociteti, atëherë do të mund të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi.

Von Cramon ka shkruar se tashmë tarifa është hequr nga Qeveria e Kosovës në detyrë dhe nëse dikush është i intersuar ta udhëheqë një dialog, sipas saj, mund ta bëjë atë me Qeverinë në çdo kohë, pa pasur nevojë ta rrëzojë atë në një krizë pandemie.

“Ndoshta është risi për të por tarifat janë hequr nga Qeveria në detyrë dhe kryeministri i saj, Albin Kurti. Nëse dikush është i interesuar të udhëheqë një dialog, ai / ajo mund ta fillojë me Qeverinë në Kosovë në çdo kohë. Nuk ka nevojë ta rrëzosh atë në një krizë pandemie”, ka shkruar von Cramon.

Ndërsa po ashtu edhe presidenti Thaçi deklaroi se javën e ardhshme do të marrë hapat e fundit kushtetues që të formohet Qeveria e re në Kosovë.

Thaçi i shkruan Kurtit për herën e katërt, i kërkon mandatarin