Foto: Afrim Ejupi/KALLXO.com

Është shtënë me armë nga një veturë në lëvizje, Policia gjen pesë predha në vendin e ngjarjes

Pak para mesnatës, një person ka njoftuar Policinë se derisa ishte duke lëvizur me veturë në Prishtinë, në drejtim të tij është shtënë me armë nga një tjetër veturë në lëvizje.

Sipas viktimës, i dyshuar i rastit mund të jetë një mashkull kosovar me të cilin kishin një mosmarrëveshje të mëhershme.

Në raportin e Policisë thuhet se vetura e viktimës është goditur me katër predha si dhe në vendin e ngjarjes janë gjetur pesë gëzhoja.

I dyshuari është kërkuar në shtëpinë e tij, por nuk është gjetur dhe të njëjtit i është lënë ftesë të paraqitet në stacion policor.

Rasti është iniciuar si vrasje në tentativë.