Erdogan: Izraelitët menduan se ne nuk do të përgjigjeshim, u befasuan seriozisht

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pretendon se ndalimi i dhjetëra personave të dyshuar për spiunazh për Izraelin është vetëm “hapi i parë” dhe një “përgjigje e qartë për ata që e kërcënojnë” Turqinë.

Duke folur në një ngjarje për festimin e 97-vjetorit të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës të Turqisë (MIT), Erdogan tha se ndalimet pas MIT dhe policisë turke “e befasuan seriozisht Izraelin”.

“Organizata jonë e inteligjencës, e cila zbuloi rrjetin e spiunazhit izraelit në vendin tonë, u dha një përgjigje shumë të qartë atyre që na kërcënojnë. Sigurisht, kjo e e ka befasuar seriozisht Izraelin” – ka thwnw presidenti turk, Erdogan.

Gjykata në Stamboll urdhëroi që 15 personat e arrestuar nën dyshimin për spiunazh të mbeten në burg, ndërsa 19 personat e mbetur do të jenë të lirë të presin gjykimin, njoftoi ministri turk i drejtësisë të premten e kaluar.

Rastësisht, të dyshuarit u arrestuan të martën e kaluar për gjoja planifikimin e aktiviteteve që përfshinin “zbulim” dhe “persekutim, sulm dhe rrëmbim” të shtetasve të huaj që jetonin në Turqi.

Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Turqisë janë acaruar për shkak të veprimeve të ushtrisë izraelite në Gaza.

Ndryshe nga aleatët e saj perëndimorë dhe disa vende arabe, Turqia nuk e sheh Hamasin si një organizatë terroriste.

Kohë më parë, Erdogan e ka quajtur kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu “kasapin e Gazës” dhe “një kriminel lufte”./Index.hr

Përgatiti: Nuhi Shala