Prishtinë - Sulmohet nga personi i cili u prezantua si polic

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hapur një rast për lëndim të lehtë trupor dhe prezantim të rrejshëm.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, dje rreth orës 15:00, në rrugën “Nazim Gafurri”, në Prishtinë, një person për arsye të panjohura është sulmuar nga një i dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është prezantuar si polic dhe ka rrahur viktimën.

Viktima ka pësuar lëndime trupore, de është dërguar për tretman mjekësor.