Policia/Ilustrim

Prishtinë, lëndon veten kurse në polici deklaron se e sulmuan katër persona

Një burrë në Prishtinë është arrestuar pasi ka raportuar në polici se është sulmuar nga katër persona.

Në raportin e Policisë thuhet se pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video inçizime dhe është vërtetuar se personi nuk është sulmuar nga askush.

Tutje në raport theksohet se personi i arrestuar i kishte shkaktuar lëndime vetes duke u gërvishtur me një thikë të fortë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.