Enis Kervan: Gazetarët nga komunitetet janë larguar nga puna në RTK përmes e-mailit

Kryetari i grupit parlamentar multietnik, Enis Kervan në Kuvendin e Kosovës ka deklaruar se katër gazetarë prej komunitetit turk, boshnjak, malazez e të tjerë janë larguar nga puna në Radio Televizionin të Kosovës, me e-mail.

“Sot pas 9 viteve në RTK 2, janë ndërprerë në gjuhën boshnjake. Sot katër gazetarë prej komunitetit turk, boshnjak, malazez e të tjerë mbesin pa punë, vetëm përmes një email”, tha në seancë të Kuvendit, deputeti Kervan.

Kervan ka thënë se një gazetar nga Gjilani i cili ka kontribuar në redaksinë turke, është larguar nga puna me e-mail.

“Gazetari dhe korrespodenti nga Gjilani dhe Dobërqani, prej 2006 që ka kontribuar si gazetar për redaksitë turke, përmes një njoftimi në email, tashmë është pa punë. Ne dëshirojmë që të dëgjohet zëri i komunitetit atje”, ka treguar Kervan.

Ai përmendi largimin e një tjetër gazetare, e cila sipas Kervan ka punuar në RTK si korrespodentë dhe gazetare për Stamboll dhe Truqi.

“Në RTK ka punuar edhe një gazetare si korrespodente për Stamboll dhe Turqi. Prej vitit 2018 ka qenë gazetare dhe korrespodentë për Stamboll dhe Turqi. Pse mos me pasë ne nevojë ende me pasë një korrespodent për Stamboll dhe Turqi?”, thotë Kervan.

Ai shtoi se i njëjti problem është edhe më gazetarin me një gazetar tjetër.

“Kemi të njëjtin problem me një gazetar tjetër i cili ka punuar 5 detyra të ndryshme dhe sot është rrugëve nga një e-mail”, tha Kervan.

Deputeti Kervan ka theksuar se si komunitet kanë shumë probleme me RTK-në duke shtuar se në ueb faqe nuk është aktive gjuha turke boshnjake dhe rome.

“Duke pasur parasysh si komunitetet kemi shumë probleme në RTK. Për shembull në ueb faqen e RTK-së nuk është aktive faqja gjuha turke dhe boshnjake e rome. Ne kemi probleme sidomos në pjesën rurale ku jeton populli boshnjak se nuk mundet të dëgjojnë radion”, ka shpjeguar ai.

Tutje, Kervan po ashtu përmendi se ka probleme me punësime në RTK që sipas tij për 20 vite nuk ka avancim të gazetarëve.

“Kemi një problem më të rëndësishëm, janë larguar nga puna gazetarët 20 vjeçarë nga komuniteti turk, boshnjak dhe rom. Të njëjtin problem e kanë edhe komuniteti malazez dhe të tjerët. Ne besojmë që e përkrahim ligjin, jam në një mendim që punësimet bëhen në bazë të ligjit. Por kemi shpresa prej bordit të RTK-së dhe mendojmë që shumë shpejtë te analizojnë situatën dhe do të përmirësojnë gabimet”, ka deklaruar Kervan.