Ministria e Kulturës, Prishtine. 21 Maj 2015. Photo: Atdhe Mulla.

Emërohet sekretari i ri i Ministrisë së Kulturës

Qeveria ka marrë vendim për emërimin e Bislim Bislimit, si Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Bislimi është emëruar në këtë pozitë me mandat 4 vjeçar.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Blerim Gashani.

“Në pajtim me dispozitat ligjore për zyrtarët publik, MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit, 8 kanë aplikuar, 3 kanë hyrë në listë të ngushtë, pas vlerësimit kandidat fitues që janë vlerësuar mbi prakun 70% të pikëve janë Bislim Bislimi dhe Arian Ahmeti. Propozojmë emërimin e Bislimi Bislimit për mandat 4 vjeçar”- tha ai.

Bislim Bislimi ka mbajtur pozitën e zëvendësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm në MKRS.