Ekipi i forenzikës në vendin ku ndodhi vrasja në Prishtinë - FOTO

Ekipi i forenzikës ka shkuar në vendin ku ka ndodhur vrasja në Prishtinë.

Siç ka konfirmuar Policia e Kosovës, vrasja ka ndodhur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, me ç’rast një person ka mbetur i vdekur.

“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në “Rrugën C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para të marra nga mjekët emergjent është konfirmuar se një person është pa shenja jete” – ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka njoftuar se policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast.

Para pak minutash KALLXO raportoi se një veturë është gjetur e djegur vetëm 2 kilometra nga vendi ku ndodhi vrasja, mirëpo policia nuk ka konfrimuar nëse ka të bëjë me rastin e vrasjes.

Gjendet një veturë e djegur, dy kilometra larg vendit ku ndodhi vrasja në Prishtinë – FOTO