Edmond Lajçi, i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë

Edmond Lajçi është i dyshuari për vrasjen e bashkëshortes së tij në Pejë mëngjesin e së martës (16.04.2024).

KALLXO.com mëson se çifti janë prindër të tre fëmijëve, ndërsa deri më tash ende nuk dihet cilat ishin motivet që shtyen të dyshuarin ta kryejë aktin e vrasjes brenda banesës së tyre.

Trupi u pajetë i viktimës ende nuk është terhequr nga ana e ekipit të Insitutit të Mjekësisë Ligjore, ndërsa prokurori i Krimeve të Rënda së bashku me Policinë dhe njësitë tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti aktualisht gjendet në stacionin policor në Pejë ndërsa arma e cila dyshohet se u përdor në rast është sekuestruar.