Edmond Azemi betohet si asamblist i Kuvendit të Prishtinës

Edmond Azemi, ish-basketbollisti nga Prishtina, u betua sot si asamblist i Kuvendit Komunal të Kryeqytetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Azemi u zëvendësua sot në seancën e Kuvendit pasi Rashit Gashi u largua nga pozita e asamblistit.

Në shtator të vitit 2021, ish-basketbollisti Edmond Azemi kishte aderuar në partinë politike Vetëvendosje. Ai ishte në listën e 55 emrave për asamblistë nga radhët e e LVV-së në Prishtinë për zgjedhjet komunale.

Por me 513 vota, Azemi nuk ishte pjesë e listës së asamblistëve që do ta përfaqësojnë Lëvizjen Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.

Azemi ishte pjesë e klubit basketbollist të Prishtinës që nga vitit 1999 duke i fituar 36 trofe me “Plisat”.

Ai ka fituar 12 tituj, 14 Kupa, 7 Superkupa, dy tituj të Ligës Ballkanike dhe një titull në Islandë.

Pas pensionimit, Edmond Azemi ka marrë postin e drejtorit gjeneral te Prishtina.