Edi Rama uron Kosovën pas pranimit për të hyrë në ‘mini-Schengen’

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ururar Kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hotin për pranimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e ‘mini –Schengenit’.

“ASNJË TRADHËTI BURRA! Urime Kryeministrit Hoti për marrëveshjen e arritur me Serbinë, e cila s’është fundi po vazhdimi i të vetmes rrugë drejt njohjes përfundimtare: Dialog për gjithçka, Bashkëpunim për çka mundet sot, Këmbëngulje për çka duhet nesër”, ka shkruar Rama në Twitter.

Tutje ai është shprehur me keqardhje për kohën e humbur duke mos e pranuar ‘mini- schengenin’.

‘Mini- schengenin’, Rama e ka quajtur projekt mabicionzë me interes kombëtar.

Kosova pranon të bëhet pjesë e ‘Mini-Schengenit” ballkanik