Seanca e Kuvendit më 4 qershor 2020, FOTO: Kuvendi i Kosovës

Edhe një deputet i LDK-së me COVID-19

Deputeti i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Frashër Demaj ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Demaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se  që nga e premtja ka qenë i vetizoluar.

“ Të dashur familjarë e miq, Pavarësisht se jam munduar të jem shumë i kujdesshëm për vete dhe të tjerët duke bartur maskë gjatë gjithë kohës, si duket nuk ka mjaftuar. Të premten pasdite kam pasur temperaturë të lartë dhe kokëdhimbje.Pas publikimit të rezultateve të testit kam dal Covid pozitiv.Nga e premtja jam vetizoluar në shtëpi dhe po ndjek rekomandimet e mjekëve.Diana dhe Drini tani per tani janë mire”,ka shkruar Demaj në facebook.