Policia e Kosovës

E mitura dërgohet në mbajtje pasi dyshohet se kërcënoi disa të mitura të tjera

Një e mitur është identifikuar dhe është arrestuar në lidhje me dy vepra penale, ngacmim seksual dhe kanosje.

Rasti dyshohet se ka ndodhur më 24 qershor të këtij viti ndërsa gjatë ditës së djeshme është bërë edhe identifikimi i saj.

Policia ka njoftuar se e njëjta po dyshohet se ka kërcënuar disa të mitura të tjera. Ngjarja është regjistruar në Mitrovicë.

E dyshuara është intervistuar pas arrestimit. Intervisitmi është bërë në prezencë të policisë dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale ndërsa raporti thotë se e njëjta gjatë prezencës së zyrtarëve ka bërë edhe kërcënimin.

Me vendim të prokurorit kujdestar e mitura është dërguar në mbajtje për 48 orë.